Albspirit

Media/News/Publishing

Qytetari denoncon kryebashkiakun: Trafikant prostitutash dhe droge, i dënuar në Itali

Qytetari denoncon kryebashkiakun: Trafikant prostitutash dhe droge, i dënuar në Itali

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale, denoncimin e një qytetari për kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, si trafikant prostitutash dhe droge, i cili është dënuar me burg në Itali.

Sipas denoncimit të qytetarit, Kokoneshi ka qenë tutor prostitutash në periferi të Milanos në zonën e Magenta-s. Qytetari shprehet se e ka denoncuar krybashkiakun në KLSH, SHISH dhe Prokurori, por sipas tij njerëzit e Kokoneshit e kanë kërcënuar.  Ai shprehet se është i vetmi i pa dënuar nga tutorët e shtëpisë ku ai ka jetuar. Ai shprehet se në këmbim të seksit, Kokoneshi e ka bërë drejtoreshë një shtetase. Sipas tij, krybashkiaku i Divjakës ka lidhje edhe me avionët me drogë në Divjakë dhe me mbjelljen e kanabisit në grykderdhjen e Shkumbini.

Denoncimi i qytetarit

“MIRMBREMA Z.BERISHA!

pasi para disa ditetesh para bashkis divjake eshte mbajtur nje mini miting,mund ta quaj ne lidhje me deklaraten qe une bera vjet me dat 4 maj 2015 ne lidhje me kryetarin e bashkis divjake!

se pari falenderoj Z.Myslim Murrizi qe eshte nje person shume i hapur dhe i drejt.sa i perket kryetarit te bashkis divake Ish tutorit dhe tutor i bashkis aktualisht i theme hapur,qe ti zoteri ke qene tutor jo ne MILANO por ne periferi te MILANOS me sakte ne MAGENTA(midis milanos dhe novaras)une bera nje deklarat jo me shume detaje sepse i lejova prokurorise qe te hetonte!!!te kam denoncuar ne KLSH.SHISH,PROKURORI,dhe ne fund ke zyra partis demokratike LUSHNJE!asnje zgjidhje nuk mora vetem kercenime nga njerzit e tu dhe policia e shteti per te pergenjeshtruar deklaraten, UNE NUK DUA PARTIN ME SHUME SE SHQIPERIN.je i vetmi i pa denuar nga tutoret e shpise ku ke jetuar(landi dhe ardiani bene disa vite burge ti se shpejti e ke radhen)nje tutor prostitutash ne kryje te bashkis divjake dhe me e keqa eshte se prostituten qe ke parsur shkoshit ne shtrate te tre si vllezer,ti e ke vendin ne burge i lutem prokuroris te pergjithshme mos te nenvlersoi ty ti je si FRROKU,RROSHI,BUSHI,SHUKRIU,madje me keq ne kembim te seksit ti e bere drejtoresh nje ZONJE!dhe ke lidhje me avionin e divjakes dhe nu gryk derdhjen e lumit SHKUMBIN ke kultivuar kanabis

Ish-kryeministri ka postuar edhe një tjetër denoncim të një qytetari, i cili shprehet se kryeministri Rama dhe Deputeti Erion Braçe po mbrojnë kryebashkiakun e Divjakës.

“Pershendetje Z.! Kokoneshin e mbrone Brace dhe vete Edvni,shefi policis divjake eshte u vendos shef rajoni i postes te policis ke shefi shefi .Kusheriri i shoferit te kokoneshit(Dine kajo)per te mbuluar gjerat e veta.ju lutem publikoeni Z.BERISHA ,RESPEKTE B.M””, shkruhet në denoncim

Please follow and like us: