Rama te Torre Drini: Kulla nuk është e imja, këta nuk të japin as një kafe!
Edi Rama shfrytëzoi mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar për t’iu përgjigju me batuta, akuzave që i janë bërë për korrupsion me lejet e ndërtimit, kur ishte kryetar Bashkie. Në aktivitetin e qeverisë, organizuar tek Torre Drini, një nga kullat gjigande të ndërtuara në mes të Tiranës, Rama nisi të bënte komplimenta për kushtet që i ofronte godina, i vetëdijshëm se këtë do t’ia interpretonin si kthim në vendin e krimit.
“Natyrisht që e kam shumë të qartë, që jo për të gjithë kjo është një ditë e gëzuar dhe që fjala ime do përdoret si alibi në vendin e krimit. Se ky është një krim që unë kam bërë si kryetar bashkie. Një krim urbanistik, një krim arkitektonik, një krim ekonomik, dhe padyshim edhe një shpërdorim i plotë i detyrës sepse në fakt godina është e imja nuk është e këtyre, por këto fjalë do I marri era sic ka marë shumë të tjera, dhe ajo që mbetet është vepra e jashtëzkonshme e investitorëve dhe sipërmarrësve, që do t’i mbetet qytetit përgjithmonë si një nga ikonat më të rëndësishme të ambicies për të ndërtuar një Tiranë europiane, një Shqipëri europiane. Nuk pres që pas gjithë këtyre komplimentave të na japin kafe, duke njohur përbërjen e grupit dhe praninë në grup, të një miku të shtrenjtë grek, që sa i pasur, aq edhe cingun është në famën që ka kombëtarisht dhe ndërkombëtarsht. Megjithatë me kafe, pa kafe… Imagjinoni këta nuk të japin kafe dhe jo më të më kenë dhënë mua ndonjë gjë më shumë” tha kryeministri në nisje të takimit.
Edi Rama është akuzuar nga opozita se merrte 20% ryshfet për një leje ndërtimi gjatë kohës që ishte kryetar Bashkie i Tiranës. Përveç kësaj, arkitektë dhë përfaqësues të shoqërisë civile e kanë akuzuar se ka përmbushur ambiciet e biznesmenëve duke dhënë leje ndërtimi për kulla shumëkatëshe në qendër të Tiranës, duke mbyllur njërin sy për prishjen e monumenteve historike apo duke rrënuar pejsazhin urban të qytetit.
Torre Drini, kulla që duket pas xhamisë dhe sahatit