Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon BE: Keqardhje për dështimin e takimit Rama-Basha. Deputetët mbajnë përgjegjësi për reformën në drejtësi

Pas ambasadës amerikane në Tiranë edhe Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë për dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi.

Njësoj si SHBA, edhe BE thekson se deputetët mbajnë përgjegjësi të veçantëë para qytetarëve që kërkojnë gjyqësor të pavarur.

Më poshtë deklarata e plotë e Delegacionit të BE në Tiranë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi.

Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi.

Please follow and like us: