Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në drejtësi, Sattler: Keqardhje për mungesën e konsensusit

SATTLERKeqardhje për mosarritjen e konsensusit mes liderëve politikë dhe apel për të miratuar reformën në drejtësi ka qenë ajo çka ka shprehur ambasadori austriak në Shqipëri, Johan Sattler, gjatë një vizite në Shkodër, në një aktivitet të universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Sattler ka theksuar se “është për të ardhur keq që liderët politikë nuk ranë dakord për miratimin e reformës në drejtësi, pasi tashmë ka arritur fundi i afatit që reforma të miratohet”. Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johan Sattler, u bëri apel partive kryesore politike që ta votojnë reformën në drejtësi.

“Në fillim të javës kishte një takim të rëndësishëm mes dy drejtuesve të partive. Është për të ardhur keq që nuk është arritur në një marrëveshje. Dhe unë u bëj apel forcave më të mëdha në vend që të bien dakord dhe ta miratojnë reformën në drejtësi. Sepse ne mendojmë që është fundi i afatit që reforma të miratohet si kusht themelor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Ambasadori Sattler shton se vendet e Bashkimit Europian kanë sjellë në Shqipëri qindra ekspertë dhe prej 18 muajsh janë angazhuar shumë për miratimin e reformës në drejtësi. Pavarësisht kësaj, Austria është e vendosur që ta mbështesë vendin tonë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.“Ne jemi marrë shumë me reformën në drejtësi në 18 muajit e fundit. Kishte me qindra ekspertë ndërkombëtarë që janë impenjuar me këtë gjë. Austria gjithsesi është e vendosur që ta mbështesë Shqipërinë për integrimin ne Bashkimin Europian.”

Please follow and like us: