Shqipëria, pjesë e operacionit detar të NATO-s në Egje
Pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “AdrionLIVEX2016”, që po zhvillohet në Ankona të Italisë, është edhe anija “Butrinti” e Forcës sonë Detare. Ajo po zhvillon këtë stërvitje përkrah aleatëve italianë, sllovenë, kroatë, malazezë dhe greke.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli sqaroi se “stërvitja ka për qëllim koordinimin e veprimeve të ekuipazheve dhe anijeve pjesëmarrëse gjatë zhvillimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirën detare”.
“Së shpejti, Shqipëria bëhet pjesë e operacionit detar të NATO-s në Detin Egje”, shkruan Kodheli.
Please follow and like us: