Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari Dino dhe spanjollja Lacarra, “çift i shekullit” në baletin botëror

Spanjollja dhe shqiptari kanë entuziazmuar skenën botërore me paraqitjet e tyre dhe konsiderohen si “çift i shekullit” në skenën e baletit

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BKYu6IUxbfM]

Pasi do të lëshojnë Baletin Shtetëror të Munihut balerinët kryesorë të tij shqiptari Marlon Dino dhe bashkëshortja e tij, primabalerina Lucia Lacarra kanë kaluar për sezonin 2016-2017 si solistë mysafirë të përhershëm në Baletin e Dortmundit.

Ky çift balerinësh ndër më të famshmit jo vetëm në Gjermani, angazhimin e parë në rrethin e ri do ta ketë në  premierën e baletit “Faust II”, me koreografi të drejtorit të baletit, Xin Peng Wang, shkruan dortmund.de, përcjell albinfo.ch. Shfaqja mund të shihet në Operën e Dortmundit më 29 tetor të këtij viti.

“Lucia Lacarra dhe Marlon Dino si çift janë të papërsëritshëm, unikë në artin e tyre, brilantë, mistikë dhe karizmatikë në të njëjtën kohë”, ka thënë veç tjerash Wang, transmeton albinfo.ch.

Në sezonin që përfundon së shpejti, Lacarra dhe Dino janë ende pjesë e Operës Shtetërore të Bernës si slistë të parë. Spanjollja dhe shqiptari kanë entuziazmuar skenën botërore me paraqitjet e tyre dhe konsiderohen si “çift i shekullit” në skenën e baletit.

Please follow and like us: