Tenderi i hekurudhës/ Kushtetuesja: S’ka çështje për Vali Leskajn
Konflikti i interesit për të cilin akuzohet deputetja e Partisë Socialiste nuk do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas kësaj gjykate, kërkesa e paraqitur nga vetë Leskaj nuk i plotëson kushtet për të vënë në lëvizje Kushtetuesen.
Leskaj u akuzua nga opozita për se është në papajtueshmëri me mandatin si deputete, pasi djali i madh i saj fitoi tenderin e hekurudhës Ballsh- Vlorë.
Më herët mazhoranca refuzoi ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Leskajt, por pas bojkotit të opozitës, Kuvendi vendosi t’i drejtohet Kushtetueses. Vetë Leskaj iu drejtua gjykatës për këtë rast, që tashmë nuk u mor në shqyrtim.
Please follow and like us: