Xhamia e Namazgjasë/ Konflikti administrativ mes INA dhe KKT shkon në Gjykatën Administrative.
Sot kreu i Institutit te Çështjeve Kombëtare (INA), Kastriot Frashëri depozitoi në Gjykatën Administrative të Apelit ankimin e Vendimit Nr. 2565, dt. 24.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me objekt: Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2, date 29.05.2013; si dhe Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 08.10.2013, Për një ndryshim në Vendimin Nr. 2, date 29.05.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Në një prononcim për mediat pas depozitimit të këtij ankimi Frashëri deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pabazuar në prova dhe në ligj. Sipas tij ligji është interpretuar ose zbatuar keq, duke ndikuar dukshëm në dhënien e vendimit.
Deklarata e plotë e Kreut të INA-s, Kastriot Frashëri
“Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, është i pabazuar në prova dhe në ligj në pjesën me të cilën është vendosur “rrëzimi i kërkesë padisë së paraqitur nga pala paditëse”. Sikurse është pranuar edhe nga kjo Gjykatë në pjesën arsyetuese të këtij vendimi ne paditësit përmes provave, fakteve dhe parashtrimeve tona ligjore kemi arritur të provojmë përpara kësaj gjykate të gjitha shkeljet ligjore të palës së paditur që ka bërë në nxjerrjen në kundërshtim me procedurat ligjore te akteve administrative objekt i këtij gjykimi, si gjatë hetimeve paraprake ashtu dhe në kërkesat paraprake, gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje në shkallë të parë.
Vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës e konsiderojmë të pa mbështetur në prova dhe në ligj, jo vetëm për shkakun ligjor se ligji material nuk është respektuar, por ai është interpretuar ose zbatuar keq, si rrjedhim këto kanë ndikuar dukshëm në dhënien e vendimit.
Nga tërësia e provave të paraqitura dhe referencave ligjore të analizuara nuk çmohet i drejtë vlerësimi i Gjykatës“se pala paditese ne kete gjykim, nuk ka legjitimim aktiv per te kerkuar (nepermjet nje padie kundershtuese)shfuqizimin e vendimit .nr.2 date 29.05.2013 te KKT-se per miratimin e dhenies se “Lejes zhvillimore komplekse per Xhamine e Namazgjase” dhe per pasoje padia e paraqitur prej saj duhet rrezuar si i pabazuar ne ligj”.
Arsyetimi i gjykatës, është sa absurd aq edhe pa kuptim. Duket qartë në këtë vendim njëanshmëria e gjykatës për të mbrojtur veprimtarinë e paligjshme të kreut të një prej institucioneve më të larta të administratës publike, duke kthyer kështu gjykatën në një noter që vetëm certifikon aktet e administratës publike.
Nëse ky vendim do të mbetet ne fuqi, ai do të bëhet një praktikë gjyqësore ku shoqëria civile nuk do të ketë më të drejtë të atakojë gjyqësisht asnjë akt tjetër administrativ të qeverisë, atehere kjo do të thotë që organizatat joqeveritare të privohen jo vetem nga e drejta për të mbrojtur me mjetet ligjore ato të drejta që ajo i çmon si interesa publike të rëndësishme. Kjo e bën të pamundur kryerjen e misionit kushtetues dhe ligjor të organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri!”.
Ankimi i Institutit të Çështjeve Kombëtare
Please follow and like us: