Albspirit

Media/News/Publishing

A ka raportuar drejt ambasadori Lu te Sekretarja Nulland?

A ka raportuar drejt ambasadori Lu te Sekretarja Nulland? Pse PD u detyrua të publikojë email-et me zyrtarët e OPDAT?

Deklarata e ambasadës amerikane se qeveria u tregua fleksibël për reformën në drejtësi dhe opozita jo, shkaktoi një thyerje të madhe në raportet mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe opozitës zyrtare në Shqipëri. Partia Demokratike u detyrua mbrëmë të publikojë korrespondencën elektronike me zyrtarë të OPDAT për të treguar se ka patur komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe se i është përmbajtur një prej varianteve të propozuara prej tyre për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë.  Ndërsa ish-kryeministri Berisha deklaroi pak ditë më parë se një zyrtar i huaj i ka raportuar ndryshe qeverisë së tij nga sa ka biseduar me drejtues të opozitës. Ditët e fundit me Berishën dhe kreun e Partisë Demokratike ka biseduar në telefon Sekretarja Nulland, e cila ka patur komunikim direkt me ta për këtë çështje, reformën në drejtësi. Deklaratat e Berishës erdhën fill pas këtij momenti dhe pikëpyetjet shtohen nëse është ambasadori Lu zyrtari që i raportoi ndryshe qeverisë së tij.

 

Please follow and like us: