Albspirit

Media/News/Publishing

Anika Dokle: Rilindasit, mediokër dhe sahanlëpirës

Anika Dokle: Rilindasit, mediokër dhe sahanlëpirës

Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka përshkruar profilin e një rilindasi në Facebook. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dokle i ka konsideruar rilindasit mediokër, sahanlëpirës, dhe analafabetë. Dokle thekson se është dhimbje që vendi drejtohet nga të tillë njerëz.

“Profili i nje rilindasi ne FB.

I indoktrinuar, sahanlepires, ne faqen e tij gjen vetem fotot e mbretit, asnje opsion apo alternative ekonomike, politike, kulturore, shkencore aq me pak, me nje shkrim prej analfabeti funksional, drejtor i nje drejtorie te rendesishme.
Hyn ne debat me nje shqipe te shkruar keq duke fyer, shpifur, shantazhuar.
Ka kurajon te sajoje te paqena per “kundershtaret”, me nje siguri prej rilindasi te vertete, me nje siguri prej atyre qe cimken duket sikur e kane ne b….

Medioker deri ne dhimbje!! Dhimbje qe na drejtojne ca si ky!!” përfundon reagimin e saj Dokle.

Please follow and like us: