Albspirit

Media/News/Publishing

Bekim Balaj vijon karrierën në Rusi

bekim balaj

Bekim Balaj do të vijojë karrierën në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares firmosi për Terek Groznin një kontratë 3-vjeçare me të drejtë edhe për një vit tjetër.

Klubi i Superligës së Rusisë e publikoi arritjen e marrëveshjes në me anë të një komunikate në faqen zyrtare. Në të kaluarën te Terek Grozni është aktivizuar portieri Ilion Lika.

Transferimi u krye nga Shkumbin Qormemeti, i cili në merkaton e janarit kaloi Bernard Berishën te Anzhi.

Bekim Balaj një lojtar i dalë nga ekipet zinxhir të Vllaznisë, luajti me Rijekan në Kroaci prej janarit të 2015. Balaj në 50 ndeshje shënoi 20 gola.

Bekim Balaj edhe pse vetëm 25-vjeç në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme në Turqi, Çeki dhe Poloni.

 

Please follow and like us: