Berlusconi, mbrojtës i flaktë i kuzhinës italiane
Kuzhina politike: Pjatat e preferuar të udhëheqësve historik
Silvio Berlusconi, mbrojtës i flaktë i kuzhinës italiane
“Unë e zotëroj kaq mirë latinishten, saqë mund të drekoja bile dhe me vetë Jul Cezarin”, – deklaroi njëherë para gazetarëve Berlusconi.
Drekat e darkat e ish-kryeministri italian preferon ti shtrojë me salltanete e luks të madh.
Si çdo italian Silvio Berlusconi krenohet pa masë me kuzhinën e vendit të vet. Dhe thekson me kënaqësi të madhe avantazhet e saj.
Vërtet, e bën ngandonjëherë ai këtë në mënyrë pak fyese, pa takt kundrejt vendeve të tjera. “Finlandezët? Po ata nuk dinë as se ç’është proshuta (prosciutto)”, – kështu e argumentoi disa vite më parë Berlusconi faktin se përse duhet hapur selia e Agjencisë Europiane të Sigurisë Ushqimore në Parma të Italisë dhe jo në Finlandë.
Ish-kryeministri italian siguronte, se Parma është bërë e famshme që prej kohësh me gjellët e saj më të mira të kuzhinës italiane, kështu që selia e Organizatës duhet të vendoset pikërisht atje.
Kjo temë u mbyll përfundimisht në mars të vitit 2011, kur gjatë kohës së takimit të krerëve konservatorë të Bashkimit Europian në Helsinki Silvio Berlusconi shpjegoi, se sulmet e tij kritike në adresë të kuzhinës finlandeze u kushtëzuan nga lufta për të drejtën e selisë së Agjencisë Ushqimore Evropiane.
Kurse darkën në Helsinki, Berlusconi e karakterizoi si “të mrekullueshme” dhe bile kërkoi një racion të dytë “fileto jashtëzakonisht të shijshme mishi dreri verior,
Ndërsa vetë Berluskoni me gjithë dashurinë e tij të madhe ndaj kuzhinës italiane (ndërkohë që pjata më e preferuar për të thonë se është mishi i viçit i gatuar ala-kaliforniançe – gjellë e kuzhinës italiane kjo pavarësisht nga emri i vet), hedh poshtë, shkatërron një nga stereotipet parimore mbi të – ai nuk suporton dot fare hudhrën.
Edhe nga njerëzit që e rrethit të vet të ngushtë kërkon që të mos u ndihet kurrsesi era e hudhrës në frymëmarrje.