Blair mbështet fuqishëm Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua mbrëmë me ish kryeministrin britanik, Tony Blair dhe bashkatdhetarët tanë në Britani.
Pas takimit me ish kryeministrin britanik, Tony Blair, në shtëpinë e tij, me të cilin biseduan për çështjet aktuale, të cilat po ndodhin në Kosovë, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova.
Kryeparalamentari Veseli ka thënë se, nga ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga ish kryeministri britanik, i cili ka thënë se Kosova duhet të ecë edhe më tutje drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Më pas kryeparlamentari Veseli, u prit nga komuniteti i shqiptarëve në lokalin më të frekuentuar në Londër “The Queens Arms”, raporton nga Londra gazetari i RTK-së.
Në këtë takim kryeparlamentari Veseli, ka bashkëbiseduar me bashkatdhetarët lidhur me veprimtarinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Me shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Britani, ka përmbyllur agjendën e tij, për të vazhduar më pas në Sofje të Bullgarisë, takimet me liderët më të lartë shtetërorë.