Albspirit

Media/News/Publishing

Breedlove: NATO të kujdeset më shumë për Turqinë

Ish-Komandant Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR), Gjenerali Philip Breedlove, gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut kërkoi nga NATO që të tregojë më shumë vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballet Turqia.

 

Breedlove: NATO të kujdeset më shumë për Turqinë

Për Turqinë duhet më shumë vëmendje lidhur me problemet me të cilat po përballet ky vend anëtar i NATO-s, deklaroi të mërkurën njëri nga ish-komandantët ushtarak të aleancës, raporton agjencia AA.

Gjenerali në pension i Forcave Ajrore, njëherësh Ish-Komandant Suprem i Aleancës për Evropën (SACEUR) Philip Breedlove, deklaratat e tij i bëri gjatë një fjalimi në një konferencë organizuar nga think tank-u i Këshillit Atlantik.

“Nuk duhet harruar se aleatja jonë Turqia po shtypet në pjesë të ndryshme të saj, në jug nga një luftë civile dhe me një armiqësi të shtuar në veri nga Deti i Zi. Kjo është e një rëndësie të veçantë nga aspekti gjeopolitik dhe paraqet pikën, ku ajo duhet të jetë e përqendruar”, tha ai.

Please follow and like us: