Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë thotë prokuroria shqiptare pas përgjigjes nga autoritetet italiane për “IMSI Catcher”

Çfarë thotë prokuroria shqiptare pas përgjigjes nga autoritetet italiane për "IMSI Catcher"

Top Channel kontaktoi me burime të rëndësishme brenda Prokurorisë së Përgjithshme dhe jozyrtarisht këto burime sqarojnë se edhe vetëm lokalizimi dhe identifikimi i IMEI-t të aparatëve telefonike sipas ligjit shqiptar është pjesë e procesit të përgjimit.

Ky sqarim tashmë është pjesë e dokumentit që Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, pasi hyrja e pajisjes qoftë për trajnim, kërkonte autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Po a janë italianët përgjegjës për këtë proces? Sipas burimeve në Prokurori, italianët janë të përjashtuar pasi përgjegjësinë për hyrjen e pajisjeve të tilla e ka pala shqiptare.

Me marrëveshjen e vitit 2007 i takon autoriteteve vendase që të orientojnë palën tjetër, në këtë rast palën italiane për veprimet në bazë të ligjit.

Sot për këtë çështje në Prokurorinë e Përgjithshme pati një takim mes krerëve të saj, të Prokurorisë së Tiranës, Krimeve të Rënda dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.

Përbërja e takimit duket se ka në fokus shtrirjen e hetimit edhe tek persona me imunitet, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Brendshme.

Please follow and like us: