Albspirit

Media/News/Publishing

Ditën drejtoreshë shkolle, natën punëtore seksi

 

drejtoreshaDrejtoresha e një shkolle dha dorëheqjen pasi në një faqe të rriturish u zbuluan foto të saj në poza provokuese, e veshur si nxënëse.

Michelle Copeland, 39 vjeçe, u detyrua të dorëhiqej, pasi britanikja “The Sun” zbuloi dhjetëra foto të saj në faqen “adultëork.com”, ku reklamohen shërbimet e punonjëseve të seksit.

“Jam natyrale, shoqëruese e mirë dhe shumë, shumë e prapë. Kam dëshirë të eksperimentoj përvoja të reja dhe jam e gatshme të bëj realitet fantazitë tuaja. Zakonisht bëhem shumë e prapë me të panjohurit”, thuhet në profilin e saj.

Vetë Copeland, e cila është grua e martuar, është shprehur se nuk e dinte sesi fotot e saj kishin përfunduar në një faqe të tillë.

Ajo jeton në një zonë të qetë në West Yorks, Britani, dhe është e martuar me një këshilltar të Bashkisë së Bradfordit.

Please follow and like us: