Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe BE me kushtet e Kroacisë për Serbinë

Edhe BE me kushtet e Kroacisë për Serbinë

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijançiç, se negociatat e Serbisë me BE-në janë të kushtëzuara nga qëndrimi i saj ndaj krimeve të luftës dhe bashkëpunimi i me Tribunalin e Hagës.

Nga këto varet edhe hapja e kapitujve 23 e 24 të negociatave për aderimin e Serbisë në Bashkimin Europian, tha ajo sot. Siç u shpreh ajo, këto janë vendimtare edhe për bashkëpuni9min e pajtimin rajonal.

Ajo rikujtoi shqetësimin e BE-së pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB në të cilën u konstatua se Serbia nuk po përmbush kërkesën e Hagës për dorëzimin e tre të akuzuarve për mosrespektim të Tribunalit.

“Ne presim që Serbia të ndërmarrë hapat e domosdoshëm për të siguruar bashkëpunimin e plotë me Tribunalin”, tha Kocijançiç, pa sqaruar se kur do të ndodhë hapja e kapitujve 23 e 24 që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe bashkëpunimin me Tribunalin.

Kroacia, rikujton Koha.net, ka kërkuar që Serbia të heqë dorë nga roli i ndjekësit të krimeve të luftës në të gjitha shtetet që kanë dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Po ashtu është kërkuar edhe trajtimi më dinjitoz i pakicave në këtë vend, jo vetëm të kroatëve, por edhe rumunëve, shqiptarëve e hungarezëve.

Please follow and like us: