Albspirit

Media/News/Publishing

François Mitterrand: Lufta e ftohtë me kuzhinier

Në vitin 1981 President i Francës u bë Lideri i Partisë Socialiste François Mitterrand. Në të ngrënë Mitterrand vlerësonte, para së gjithash, ushqimin e thjeshtë e të lehtë. Nuk i duronte dot zbukurimet e tepërta dhe ishte kundër gjithfarë gjërave të stisura e të stërholluara. Po ashtu si dhe në kohërat e mëparshme menuja e drekave dhe darkave nuk diskutohej asnjëherë paraprakisht me Presidentin. Mitterrand duhej të hante atë që i përgatiste kryekuzhinieri.

Ïðåçèäåíò Ôðàíöèè Ôðàíñóà ÌèòòåðàíGatimi për të duhej të bëhej në përputhje me udhëzimet e dietologut presidencial. Siç kujton kryekuzhinieri Joel Normand, menutë e kësaj natyre ishin të thjeshta, jo të komplikuara dhe përgatitja e tyre nuk kërkonte përpjekje të veçanta. Kështu, në një nga drekat e zakonshme François Mitterrand iu servirën: midhje me salcë qepësh, eskallop salmoni i pjekur në skarë dhe fruta të ndryshme. Ndërsa për mysafirët e tij u përgatitën: sallatë me bishtaja jeshile dhe speca të ëmbël, eskallop salmoni me garniturë perimesh, dhjathë, dardha të pjekura në karamel.

Por François Mitterrand nuk mund të quhej kurrsesi person i adhuruar prej kuzhinierëve të Pallatit Elysée. Por edhe ai vetë mbante ndaj kuzhinierëve një qëndrim shumë të ftohtë. Mitterrand nuk ishte ndonjë qejfli i madh të ngrënash, meqenëse mjekët nuk i lejonin atij të hante mjaft gjëra. Shumë shpejt Presidenti filloi të shprehë fare hapur pakënaqësinë e vet në tavolinë, duke u ankuar për cilësinë e drekave dhe darkave të veta. Ai vinte në dyshim freskinë e produkteve. Nuk i pëlqente mënyra se si i shërbehej mysafirëve të tij në tryezë. Mitterrand nuk e duronte dot kur atij ia servirnin gatimin të gjithin në tavolinë, meqenëse preferonte ta merrte porcionin e vet në pjatë, siç veprohet zakonisht në restorante.

Përveç kësaj, Presidenti nuk dëshironte të pajtohej kurrsesi me dietën që i imponohej atij nga mjekët. François Mitterrand pëlqente jashtë mase purenë me mëlçi pate, gjë kjo që nuk përkonte aspak me menunë dietike të rekomanduar për të. Mitterrand preferonte shumë mishin e pjekur në skarë me gjak, pëlqente jashtë mase entrecôte (mishin mes brinjve) dhe mishin e qengjit (dashit). Ishte shumë i apasionuar ai edhe pas prodhimeve të detit (fruits de mer). I pëlqenin pa masë atij veçanërisht karavidhet (lobster) e pjekura në skarë.

Pavarësisht nga indiferenca e tij ndaj kuzhinës së Pallatit, më 3 prill të vitit 1987 François Mitterrand e dekoroi megjithatë kryekuzhinierin e vet Joel Normand me Urdhërin e Meritave (Ordre du Mérite). Mbi faktin e marrëdhënieve aspak të mira, që u krijuan midis presidentit dhe kuzhinierëve të Pallatit Elysée, dëshmojnë fjalët e shprehua nga Joel Normand: “Ne ishim gati të dëshpëruar se që këtej e tutje në detyrimet tona hynte tashmë edhe përgatitja e tavolinave private të Presidentit. Për bashkëshorten e tij, përkundrazi, një gjë e tillë ishte shumë më e preferueshme, e këndshme për tu përgatitur. Ajo nuk ishte nazelie në të ngrënë dhe sillej në mënyrë shumë më të natyrshme se sa Mitterrand”.

Please follow and like us: