Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta e PS raporton për korrje-shirjet e hashashit

Gazeta e PS raporton për korrje-shirjet e hashashit

Banorët e Sarandës falenderojne dhe premtojnë prodhim të mbarë të hashashit. Pleqtë dhe plakat e zonës së Konispolit, në këtë fillim vere janë tepër të gëzuar. U bënë disa muaj që fëmijët e tyre janë kthyer nga Greqia për të kontribuar në vendin e tyre. Entuziazmit revolucionar i është shtuar edhe ardhja ne Konispol i një grupi fermerësh nga Librazhdi, madje edhe nga Kukësi.

Megjithëse me thënë të drejten nga ky rreth prurjet me të rinj nuk kane qenë të medha, për shkak se shumë janë larguar drejt Gjermanisë dhe Italisë, por pavaresisht kësaj,  dialekti kuksian ndihet në Konispol dhe Sarandë. Organet e pushtetit lokal në bashkepunim me policine e rrethit po punojnë që gjithkush në Konispol të punojë. Nga ajo që thuhet, korrjet do të jenë të mbara. Madje ato do t’ia kalojnë edhe zonave që më parë kanë  mbajtur rekord. Fshatari Mazllem Mazllemaqi teksa prashit dhe vadit token e tij, ndihet shumë entuziast për të ardhmen.

“Falenderojmë pushtetin lokal dhe policinë”, theksoi z. Mazllemaqi, “për ndihmën e pakursyer qe na kanë dhënë”. “ Veshtirësi patem ne sigurimin e fares, por pastaj gjithcka shkoi mire. E sollem ate nga Hollanda.”

Edhe ne i urojmë banoreve të zonës prodhim të mbarë./citynews

zeri i popullit

 

Please follow and like us: