Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn: Bllokimi i reformës vonon integrimin

hahn

Komisioneri Johannes Hahn paralajmëron politikën shqiptare, se nëse nuk ka marrëveshjeje për Reformën e Drejtësisë, deri në fund të Qershorit, integrimi europian i Shqipërisë do të vonohet.

“Jam gjithnjë optimist. Shpresoj që shqiptarët të kuptojnë që duhet arritur një marrëveshje në fund të Qershorit, përndryshe e gjithë perspektiva europiane do të jetë, nëse mund të shprehem kështu, vërtet e vonuar”.

Megjithë skepticizmin, Komisioni Europian beson ende në arritjen e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri në fund të Qershorit. Një ditë më parë  delegacioni i bashkimit Europian doli me një deklaratë ku thuhej se të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Edhe Shtetet e Bashkuara kërkuan nga deputetët të tregojnë përgjegjshmëri në votimin e kësaj reformë.

 

Please follow and like us: