Hakerët rusë sulmojnë Twitterin
Pas sulmeve kibernetike ndaj LinkedIn dhe Myspace, ku u vodhën miliona të dhëna nga hakerët, tani e njëjta po i ndodh edhe Twitterit.
Një haker rus, i cili ka dalë me emrin “Tessa88”, pretendon se ka sulmuar të martën Twitterin dhe se ka vjedhur adresat elektronike, fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesve të rreth 370 milionë llogarive në Twitter, raporton ZDNet. Të mërkurën, LeakedSource pretendoi se numri i vërtetë i llogarive të vjedhura ishte nën 33 milionë. “Tessa88” ka thënë se e shet databazën e tij të nxjerrë nga Twitter për 5,000 dollarë, thuhet sipas ZDNet. ZDNet raportoi gjithashtu se shitësi kishte linçet edhe të sulmeve të fundit në LinkedIn dhe Myspace, ku u vodhën llogaritë e Mark Zuckerberg dhe Katy Perry.
Please follow and like us: