Albspirit

Media/News/Publishing

Humor/ Salianji: Rama më ka përgjuar mua

Humor/ Salianji: Rama më ka përgjuar mua

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike. Nën udhëheqjen e idhullit tim suprem, z.Neim Henri Cili, zbulova se aparati që u mor në Itali nga dyshja Rama-Tahiri, eshtë porositur me qëllimin e vetëm që të me përgjonin mua. Kam të dhëna të sigurta se në atë aparat janë bisedat e mia me Neim-Henrin për ndërtimin e një ferme me lopë, në fshatin tim në Korcë. Pas humbjes në zgjedhjet për Kryetar të Forumit Rinor të PD-së, kam shkuar në zyrën e shefit tim, Neimit dhe i kam shprehur idenë për ngritjen e një pularie në fshatin tim. Ketë ide ja shtova Neim-Henrit, kur ne zyrë ishte edhe Grida. Nuk kam cfarë të bëj më në Tiiranë, i thashë. Të rinjtë e partisë nuk ta dëgjuan llafin ty shef dhe nuk me votuan. Do kthehem në fshat, të merrem me pulat.

Por Henri, si tolerant që është, u tregua mjaft miqësor me mua, pavarësisht humbjes time. Jo Salianji më tha. Nuk do dorëzohemi. Ti duhet të luftosh nga brenda që ta shkatërrosh atë parti. Pasi të shkatërrohet, ti do hypësh në majë të saj, si shpëtimtar. Lekë të jap unë sa të duash të ngresh një fermë me lopë. Une i thashë; Shef Neim, unë kam qejf të kem një fermë me pula. Atëherë Neimi ma ktheu i nxehur. C’të duhen pulat ty or pulë, që dole nga zgjedhjet si pulë e lagur. Ty të duhet të merresh me kafshë më të fuqishme, që të mësosh prej tyre. Dhe më urdhëroj të blija disa lopë dhe dema dhe të merresha me to. Teksa shkova në pazar të zbatoja urdhërin e shef Neimit, vura re se asnjë fermer nuk donte te më shiste demat që kishin. Ndaj; Jam plotësisht i bindur se z.Rama na ka dëgjuar biseden tons nëpermjet aparati të përgjimit dhe së shpejti do më beje presion. Por unë e kam treguar veten, që nuk e ha presionin/Informoi për citynews Doshe Dragoti

Please follow and like us: