Ilir Çuçi: Tё qёndroj? S’kam arsye
Tё qёndroj? S’kam arsye.
Kur nё sheshin “Skёnderbej” festonin 100 vjetorin e Pavarёsisё, themelimit tё shtetit shqiptar, akomoduar nё kolltuk, ndiqja nё Tv 100 vjetorin e garёs ciklistike “Tour de France”.
Kur tortёn gjigande tё 100 vjetorit e shkelnin me kёmbё lloj lloj çorapepalarё, qё mbushnin qese dhe tasa plastike me “shkumёn magjike ”, ndiqja filmimet me dron te regjisё franceze.
Komuna alpine, keshtjella baroke, fusha tё kultivuara me “pikturuara tё gjelbёrta” , instalacione qё simbolizonin turin e çiklizmit botёror.
Propaganda shtetёrore kёrkon tё mё bёj tё ndihemi krenar qё jam shqiptar.
Nё optiken time, shteti ёshtё garanti i i sigurisё, arsimimit, shёndetёsisё pёr tё gjithё, garanti i pronёs, garant i votes sё lire, garant i …
Nё shtetin tim, kronikat televizive janё tё ngopura me ngjarje kriminale, vrasje, plagosje, pёrdhunime, dhunime. Momentin e vetem kur duhet tё ndihem sovran, votёn ma kanё ndyrё, vjedhur dhe deformuar. Pёr tё mos folur pёr “çorbёn” prona, pёr shёndetësinё, pёr …
Leitmotivi ynё, pёrditshmёria jonё, ta shpif. Zvarritemi nёpёr ditёt tona tё mekura, pa qёllim e pa ide. Krekosemi nё kotёsinё tonё boshe, tjerrim fjalё pa fund, baltosim tjetrin dhe parfumosim veten.
A kam arsye tё jem krenar pёr shtetin tim? A kam arsye pёr tё qёndruar nё shtetin tim? Aspak!