Albspirit

Media/News/Publishing

Ishujt më të bukur artificialë

Ishujt më të bukur artificialë

Ishujt artificialë, ata të krijuar nga njerëzit, të ndërtuar në të kaluarën e largët dhe që po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë në kohët e sotme, janë ndërtuar me metodat dhe materialet më revolucionare dhe të çuditshme që ekzistojnë. Disa prej tyre janë ndërtuar mbi shkëmbinj ekzistues, disa të tjerë janë mbushur me rërë artificiale dhe të tjerë janë ndërtuar mbi shkëmbinj të shpërthyer. Materialet e ndërtimit variojnë që nga çeliku deri tek ato të riciklueshme. Shkalla e madhësisë varion që nga copat e tokës që mbajnë një shtyllë të vetme ndërtese deri tek ato të afta të mbajnë komunitete të tëra megalitike, që priren të zgjerohen në metropole mbi ujë. Disa të tjera janë struktura arti, secila me tipare mahnitëse dhe karaktere të jashtëzakonshme.

Pearl-Qatar, Arabi

The-Pearl-Qatar

E dezinjuar të ngjasojë me një varg perlash, Pearl-Qatar, në Doha, Qatar, është një ishull artificial prej 4 milionë metrash katrorë që krijon 32 km vijë të re bregdetare të vendosur 350 metra larg bregut të Doha-s.

Dubai Waterfront, Emiratet e Bashkuara Arabe

093344waterfront1

Dubai Waterfrong, do të jetë skela më e madhe në botë e ndërtuar nga njeriu, duke i shtuar 70 kilometra vijës bregdetare të Dubait. Ishujt do ta shndërrojnë qytetin më të populluar të Emirateve të Bashkuara Arabe në një qendër edhe më të madhe biznesi në botë.

Bota, Dubai

Bota, Dubai

Bota, një prej disa projekteve të ndryshme artificiale që po ndërtohet në Dubai, është një grup prej 300 ishujsh të krijuar në formën e kontinenteve të botës në profilin e hartës së botës, të vendosura 4 kilometra larg, me rërën e marrë nga deti.

Ishujt e palmës, Dubai 

Ishujt e palmës, Dubai

Ishujt e palmës (Palm Islands) janë ishuj artificialë në Dubai, projekti më i madh i formimit të tokës në botë. Dubai është një shtet i vogël shkretëtire me një vijë bregdetare vetëm 60 kilometra. Ato do të mbajnë 120 mijë banorë dhe 20 mijë turistë në ditë.

Hoteli “Burj Al Arab”

Hoteli “Burj Al Arab”

Hoteli i vetëm me 7 yje në botë, “Burj Al Arab” është 333 metra larg plazhit Jumeirah dhe lidhet me tokën me një urë 15 km në jug të Dubait. Për momentin është ndërtesa më e gjatë që përdoret ekskluzivisht si hotel.

Ishulli “Hulhumale”, Maldive

Hulhumale

Ishulli “Hulhumale” është vendosur në Kaafu Atoll, Maldive dhe pritet të përmbushë kërkesat për strehimi dhe zhvillime industriale në krahininë Male. Ndërtesat e para u inauguruan nga presidenti Gayoom, në 12 maj të vitit 2004.

 

Amager Beach Park, Danimarkë

Amager Beach Park

“Amager Beach Park” është një ishull danez në Oresund, i vendosur në zonën e dhëmbëzuar të Amagerit. Kryeqyteti Kopenhagen është i vendosur pjesërisht në Amager, i cili lidhet me Zelandën nga ura të ndryshme.

Please follow and like us: