Albspirit

Media/News/Publishing

Kamerat e Bashkisë regjistruan lëvizjen e pajisjes së përgjimit

pajisja

Lëvizja e makinës ku gjendej pajisja e përgjimit nga ambientet e Forcës Operacionale, prej specialistit Entiol Xhelilaj është filmuar nga disa kamera të sigurisë.

Prokuroria ka shënuar në dosjen e saj se mjeti u lëviz në orën 12:10 të datës 13 Maj, 10 minuta pasi dy oficerë të Policisë Gjyqësore kishin shkuar për ta sekuestruar pajisjen që gjendej e instaluar në të.

Lëvizja nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë së Forcës Operacionale, por nga disa kamera të Bashkisë së Tiranës.

Prokurorët kishin kërkuar sekuestrimin e filmimeve të kamerave të Forcës Operacionale, por u është thënë se kamerat nuk punonin atë ditë për shkak të një defekti.

Për këtë, Prokuroria i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës t’i vërë në dispozicion filmimet e disa kamerave që janë në pronësi të saj. Bashkia ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar dhe me anë të këtyre filmimeve është faktuar se pajisja ka dalë në orën 12:10 të 13 Majit, si dhe ka hyrë dhe ka dalë disa herë përpara kësaj date, në këtë repart që ndodhet në zonën e 21 Dhjetorit.

Nga pamjet filmike është parë se mjeti ku ndodhej pajisja është drejtuar nga oficeri Entiol Xhelilaj, që gjendet në arrest shtëpie. Të premten Xhelilaj dhe shefi i Forcës Operacionale, Artion Duka do të dalin përpara Gjykatës së Tiranës për verifikimin e masës së sigurisë.

Prokuroria ka verifikuar dhe hyrje – dalje e oficerëve italianë që e sollën pajisjen në Shqipëri. Në sistemin TIMS ka rezultuar se ata kanë qenë në Itali, në kohën kur pajisja ka lëvizur nga forca operacionale.

Please follow and like us: