Albspirit

Media/News/Publishing

Keti Bazhdari: Duajini shqiptarët më fort se vehten!

 

 

Momenti i dështimit të para dy ditëve, me gjithë presionin e ndërkombëtarëve për të rënë dakord në një situatë që shtrihej në kufinjtë e racionales, la pa fjalë thuajse të gjithë, skeptikë e joskeptikë, simpatizantë e josimpatizantë të reformës në drejtësi, protagonistë e spektatorë. Efektoi më dhimbshëm se fundi absurd i një filmi me seri shekullore ku e keqja s’ka të sosur per personazhet dhe jetët e tyre. Një film që e mban publikun me ankthin e pritjes së dickaje më pozitive, me lehtësuese, të një zgjidhjeje, e cila jo vetëm nuk vjen kurrë, por akoma më keq, në moment kulminant, rregjisori bën daljen më të padurueshme, mbyll filmin. I mundur psikologjikisht e fizikisht duke u sjellur gjithë jetën si të ishte ne nje film, doktori i cmendur, injektuesi ekskluziv i fateve të hidhura, s’arrin as ta imagjinojë që ka ardhur momenti i clirimit për personazhet. I vetëdijshëm që 95% të jetës e ka kaluar duke fabrikuar e peshuar intriga, terrorizohet nga impotenca që ndjen përballë zullumeve të veta. Gjithkah e rrethon vetmia e madhe. I vetmi mik autonom i ka ngelur cmenduria, që e këshillon si ta ndalë metamorfozën e mitit të vet duke u fshehur me gjithë mëkate poshtë ekranit të ftohtë e të zi shqiptar. Të gjithë miqtë e bashkëpunëtorët e tjerë janë figura “e pazane” qe i ka prodhuar vete ne laborator dhe që s’kanë asgje për të thënë për momentin, përvecse të zgërdhihen, të flasin përcart dhe t’i shtojne stresin doktorit me ato pak shanse për ti dalur nga skema. Nëse nga njëra anë doktori i cmendur s’gjen më paqë, nga ana tjetër një shoqëri e tërë pret në paqë që hallet t’ia zgjidhë bota. Kjo lexohet gjithandej. Në media gjen kryetituj nga më të cuditshmit, që nga kritikat ndaj ndërkombëtarëve për të qenë më të prerë me kushtet, te cilët, për mendimin tim, dhe kaq sa jane shprehur jane detyruar të shkelin disa rregulla të etikës diplomatike që në vende dhe rrethana tjera s’do ia lejonin kurrë vehtes, e deri tek aludimet se sa e do Edi Rama reformën në drejtësi. Të paktën në këto 36 vitet e jetës sime, nga momenti që kam nisur të mbaj mend e deri më sot, s’kam parë një kryeministër të kërkojë me kaq ngulm e vendosmëri realizimin e një reforme e cila s’ka në fokus interesin e klanit apo pushtetit të tij, apo qoftë edhe interesin financiar afatshkurtër, por ka shndërrimin njëhere e përgjithmonë të mentalitetit shtetformues në këtë vend. Ju mendoni se nuk sjell kosto kjo për kryeministrin? Oh të jeni bindur që momenti zero i fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi në një vend që s’ka drejtësi, do sillte dhimbje koke për cdo kryeministër, edhe ate norvegjez. Jemi një vend ku luhet pa rregulla dhe futja në rregulla sjell kokëcarje pikësëpari për atë që drejton. Në këtë pikë s’mendoj se mund të ketë dashuri më të madhe për një reforme se sa ta duash pa kushte dhe me cdo kosto. Por a mjafton vullneti i një kryeministri shoqëruar nga aleatët dhe vartësit e tij, plus mbështetja e ndërkombëtarëve për të realizuar një ndryshim kaq rrënjësor në një vend ku nga njëra anë padrejtësia është stazhonuar nder shekuj, nga ana tjetër opozita ngul këmbë si gomari ne urë që të mos e realizojë reformën, ndërsa qytetari bën sehir duke parë se si luhet domino me fatin e tij e duke lëshuar herë pas here ndonjë koment qebaptoreje? Mendoj se këtë pyetje duhet t’i bëjë media vehtes dhe nëse e ka kaluar nje provë gjenerale me kauza modeste si ajo e armëve kimike, ky është momenti ta provojë vehten tamam. Se s’ka helmim më të madh se sa të shkosh në shkallët e gjykatës e të mos gjesh drejtësi, qofsh qytetare i ndershëm, kriminel, i pasur, i varfër, pushtetar apo opozitar. Prandaj ka ardhur momenti o sot o kurre te tregojme që jemi të denjë të fillojme te mendojme qe nje dite do quhemi qytetare të Europës. Qytetare të Europës pa ndjenje qytetare s’ka. Ndjenja qytetare fillon që nga momenti që kupton se kush jane të drejtat dhe detyrimet e tua e deri te mjetet për të përmbushur dhe kërkuar atë që të takon. Në cdo shoqëri i takon elitës dhe mjeteve të informimit publik të jenë në avangard të emancipimit të saj dhe elita e vërtetë nuk vë kurrë para kauzave madhore orientimin politik të një njeriu apo klani. Ketu dua t’i drejtohem në menyrë të vecantë disa personaliteteve nga e djathta, që për mua, por jo vetëm, janë figura që gëzojnë respekt e reputacion të shumtë dhe që e meritojnë të jenë përfaqësues të qytetarit shqiptar i parë si qytetar europian i së ardhmes. Keni marrë përsipër një mision të veshtire, ku në momente të caktuara të historisë kërkon sakrifica dhe tejkalim të vetvetes. Mos e coni dëm mandatin tuaj! Mos ia falni cmendurisë së një personi atë që keni ngritur vetë, sepse cmenduria e tij është personale dhe e përkohshme, ndërsa akti i juaj do vendosë për fatin e përhershëm të një populli. Duajini shqiptarët më shumë se vehten!

Cerciz Loloci's photo.
Please follow and like us: