Kombëtarja e Kosovës mëson kundërshtarët e saj në Botërorin 2018
Kombëtarja kosovare e futbollit do të jetë pjesë e Grupit I të kualifikueseve europiane të Botërorit 2018. Vendimi është marrë nga Paneli i Emergjencave të UEFA-s, i mbledhur për të diskutuar këtë çështje pas pranimit të Kosovës dhe Gjibraltarit në FIFA.
Paneli vendosi që Kosova t’i bashkohej Kroacisë, Islandës, Ukrainës, Turqisë dhe Finlandës në Grupin I, ndërsa Gjibraltari do të luajë ndaj Belgjikës, Bosnjë Hercegovinës, Greqisë, Estonisë dhe Qipros në Grupin H.
Për çështje sigurie, përfaqësuesja e Kosovës nuk do të lejohet të luajë ndeshje kundër kombëtareve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
Please follow and like us: