Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë sqaron incidentin me shoferin

 


Kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë sqaron incidentin me shoferin

Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj ka sqaruar incidentin me shoferin e gjykatës.

Ky i fundit bëri kallëzim në polici me pretendimin se është qëlluar me grusht nga kreu i gjykatës. Përmes një njoftimi për mediat, Demiraj thotë se 25-vjeçari K.M. është nipi i ish-kreut të Apelit Alaudin Malaj, të cilin e ka akuzuar se ka punësuar njerëz të afërt të tij në gjykatë. ‘Nuk do të fokusohem gjatë te kjo ngjarje, pasi nuk ka asnjë incident me nipin e Malajt, por me vetë Malajn. Nipi i tij, ka qenë me vendim i pushuar nga puna dhe marrëdhëniet e punës kanë qenë të shkëputura”­ tha kreu i Apelit Tiranë, Hysni Demiraj duke hedhur poshtë akuzën se ka qëlluar me grusht 25-vjeçarin.

Please follow and like us: