Albspirit

Media/News/Publishing

Kujdes nga ky person në Tiranë, mund të përfundoni në site porno

Kujdes nga ky person në Tiranë, mund të përfundoni në site porno

Vishesh bukur, bën pak tualet në fytyrë, rrëmben cantën e dorës dhe nisesh për në punë, për një kafe, për një shëtitje, plazh, por fatkqësisht imazhi yt përfundon në një site porno.

Kështu po ndodh në Tiranë, ku një manjak seksual ka rrëmbyer pa dijeni imazhin e qindra femrave në kryeqytet dhe i ka futur pa leje në një sajt pornografik. Një qytetar, i cili nuk dëshiron të identifikohet ka denoncuar këtë skandal, duke bërë të ditur se në sajtin pornografik kanë përfunduar dhe fytyrat e shumë fëmijëve që ndodheshin në plazh me nënat e tyre.

Nuk kursehen as komshijet që varin rroba në ballkone. Nuk dihet nëse djali me emrin Albion, 36 vjec, i shenjës së Dashit i regjistruar në këtë sajt pornografie ka bashkëpunuar me dike për të publikuar këto fotografi.

Qytetari që bën denoncimin shpreson që policia të veprojë pasi sic shkruan ai “fytyrat e motrave, nënave, bashkëshorteve, e vajzave të dikujt ndodhen në këtë sajt porno që shërben për të eksituar meshkuj”.

Albioni është regjistruar në këtë sajt, rreth 6-7 vite më parë dhe vijon të jetë aktiv, sic shihet dhe nga foto, ka naviguar në rrjet para disa orësh.

Nuk dihet nëse djali përdor identitet të rremë apo përdor të vërtetin, as koha kur ka bërë mbi qindra foto, por në shumë prej tyre vihet re qendra e Tiranës, plazhi i Durrësit dhe ambiente të tjera.

Preferencat janë sidomos kur femrat hipin në makinë, me qëllim ekspozimi i bustit ose kur nuk e kanë mendjen ai i fotografon nga pas, duke ecur, me qëllim ekspozimin e këmbëve. Madje nje prej tyre, qe mbase ka qene fqinje, eshte fotografuar mbi 20 here, me rroba shtepie, me fshese ne oborr.

Please follow and like us: