Albspirit

Media/News/Publishing

Kur dhe si u bë flamuri i bardhë simbol i dorëzimit?

Histori/ Kur dhe si u bë flamuri i bardhë simbol i dorëzimit?

Të ngresh lart një flamur të bardhë do të thotë të hedhësh armët, të dorëzohesh para armikut, të bësh paqe. Zakoni i ngritjes së flamurit të bardhë daton që para lindjes së Krishtit. Po si u vendos ky simbol?

Ushtarët kanë përdorur flamuj të bardhë si domethënës të dorëzimi për mijëra vjet. Dijetari i lashtë romak Livi përshkroi një anije kartagjenase të dekoruar me lesh të bardhë dhe degë ulliri, si simbol i bisedimeve gjatë Luftës së Dytë Punike, dhe Tacitus më vonë shkroi për flamujt e bardhë si pjesë e dorëzimit të forcave italiane në shekullin e 69 gjatë Luftës së Dytë të Kremonës.

Shumica e historianëve besojnë se flamujt e bardhë u përdorën pasi dalloheshin me lehtësi gjatë trazirave të betejave. Përderisa pëlhura e bardhë ithe e zakonshme në botën antike, gjithashtu flamuri i bardhë u përdor edhe në konfliktet perëndimore, por provat tregojnë se u përdor edhe në Kinë gjatë dinastisë Lindore Han, në shekullin e tretë.

Ngjyra e bardhë është lidhur me vdekjen dhe zinë prej kohësh në Kinë, prandaj ushtarët atje mund ta kenë përdorur flamurin e bardhë për të treguar dorëzimin për humbjen.

Në disa histori të mëvonshme, flamuri i bardhë është bërë një simbol i njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për dorëzimin por edhe për dëshirën për të nisur armëpushime dhe për të kryer bisedime e negociata gjatë betejës.

Kuptime të ndryshme të flamurit të bardhë janë kodifikuar më vonë në Konventat e Hagës dhe Gjenevës gjatë shekujve 19 dhe 20./TO/

Please follow and like us: