Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi fut në kalendar draftin e reformës në drejtësi

largea_reforma-ne-drejtesi-620x3211447356909 Drafti i reformës në drejtësi, që nuk ka marrë konsensusin e opozitës, është futur në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.

Duke filluar nga 13 qershori deri me 1 korrik, deputetët në Kuvend kanë afat të diskutojnë dhe të miratojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese për reformën.

Sipas procedurave, fillimisht ai do të kalojë për miratim ne komisionin përgjegjës, atë të reformës në drejtësi dhe më pas në seancë parlamentare.
Pas dështimit të takimit Rama-Basha më 6 qershor, kryeministri po atë ditë paralajmëroi se drafti i reformës nga ai moment nis rrugën proceduriale drejt sallës së parlamentit.

Please follow and like us: