Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk është nevoja të jesh ekspert për të krijuar faqe interneti

Në mbledhjen e përmuajshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi të mbështetur nga MEGA Holding Balkan, u prezantuan produktet në fushën e krijimit të faqeve të internetit të kësaj kompanie.
Z. Mesut Opengin, Kryetar Themelues i filialit të Turqisë dhe njëkohësisht Partner i filialit të Ballkanit prezantoi kompaninë MEGA Holding Balkan, e cila operon në Turqi që prej vitit 2007.
Ajo disponon përfaqësi në 28 vende në Evropë dhe gjashtë vende në Ballkan. Që prej vitit 2016 kanë hapur përfaqësi edhe në Azerbajxhan.
Objekti i këtij biznesi është ofrimi i shitjes dhe shërbimit për krijimin e faqeve të internetit në të 54 vendet ku ata disponojnë përfaqësi.
“Kur ju futëm kësaj rruge, e dinim se një pjesë e vogël e njerëzve që fitojnë miliarda dollarë nga ky sektor, do t’i sulmonin kudo që të shkonim. Në vend që të hapnim një degë në çdo qytet apo qytezë ku ofronim shërbim, ne vendosëm t’i jepnin mundësinë çdo klienti të bëhej njëkohësisht edhe përfaqësuesi ynë.”, shpreh ai.
Me modelin e biznesit SHITJE TЁ DREJTPЁRDREJTA dhe me platformën e përfitimit MLM (Multi Level Marketing, Marketing me Shumë Nivele) MEGA Holding Balkan arriti të ofronte shërbime në 54 vende të botës.
Prej mëse 10 vjetësh, ata punojnë me objektivin që faqet e internetit nuk duhet të jenë vetëm pronë e industrialistëve dhe kompanive me të ardhura të larta, por ato duhet të jenë një mjet komunikimi i çdo individi për t’u integruar me botën moderne për të qenë sa më konkurrues në këtë treg global.
Slogani i tyre është ECD “Everybody can design”, dmth çdokush mund të projektojë dhe dizenjojë faqen e tij të internetit.
Tashmë është e qartë që faqet e internetit dhe shërbimet mujore të shitura për vlera shumë të mëdha, tani mund të kryhen fare lehtë personalisht si nga një profesor ashtu edhe nga një person me arsim fillor.
Megjithëse kjo situatë i bën ata objekt sulmi kundrejt disa segmenteve të caktuara, ata janë të lumtur që u ofrojnë qytetarëve mundësinë për të qenë prezent dhe për të thënë fjalën e tyre në këtë botë globale.
Kultura shqiptare është e pasur, gjeografia dhe popullsia e saj e vogël, ndërsa shqiptarët janë inteligjentë dhe punëtorë. Ata duan që vizionin për t’i bërë të gjithë pronarë të faqeve individuale me modelin e shitjes direkte që kanë krijuar në Turqi, ta zbatojnë edhe këtu dhe në vendet e tjera që janë prezent. “Ne, -vijoi Z. Opengin, – nuk kemi ardhur këtu për të shitur disa mijëra faqe interneti, por për të qëndruar gjatë”.
Produktet dhe Përfitimet
Fatih Yazici, Partneri i filialit të Ballkanit dhe Drejtor i Përgjithshëm i tij vijoi më tej me prezantimin e produkteve të ofruara. “Tashmë jemi në epokën e informacionit. Tastet e tastierës sjellin në duart tona edhe pikat më të largëta të globit. Shpikja më e madhe e kohës tonë,
Interneti, ka ndryshuar çdo gjë, që nga telefonat që mbajmë në dorë deri televizorët apo pajisjet e tjera.”, u shpreh ai.
Globalizimi i ekonomisë botërore e ka bërë botën më të vogël dhe e ka detyruar tregtinë të riorganizohet. U krijuan sektorë me koncepte të reja si e-commerce. Sot ky sektor ka arritur $ 2 trilionë dhe vazhdon e rritet akoma çdo ditë.
Interneti ndikon drejtpërdrejt mënyrën tonë të jetesës, duke filluar që nga gjetja e emrave për të porsalindurit, deri tek recetat e gatimit apo diagnostifikimi i sëmundjeve që mund të kemi.
Këto kërkesa kanë bërë që të krijohen depo virtuale informacioni që ne i quajmë dhe ndryshe faqe interneti. Deri dje, kur thuhej dizenjim dhe projektim faqeje interneti, të vinte ndër mend inxhineria informatike dhe teknologjisë dhe një strukturë shumë e komplikuar, gjë që i bënte ata që kishin një faqe të këtillë shumë më prestigjiozë.
Z. Yazici tha se “Brenda një kohe shumë të shkurtër në Shqipëri janë arsimuar të rinj, që janë në gjendje të fitojnë çmime ndërkombëtare në projektimin dhe dizenjimin e faqeve të internetit; janë krijuar faqe që bëjnë tregti elektronike; janë publikuar faqe kulturore dhe artistike. Pra paskemi patur të drejtë kur thoshim se po t’i jepej mundësia çdokujt, secili do të mund të krijonte faqen e tij të internetit”. Një amvisë shqiptare që ndan recetat e saj të gatimit, një avokat që ndan njohuritë e tij juridike, një fermer që ndan njohuritë e tij bujqësore, një mjek që ndan eksperiencat e tij mjekësore, pra i kemi ofruar çdokujt mundësi të barabarta me thjeshtimin e krijimit të faqeve personale të internetit pa dallim faktorësh ekonomik apo social. Kompania i ofron mundësinë çdo personi që ka dëshirën dhe vullnetin për t’u bërë i pasur dhe ndjerë i vlerësuar. Ata që deri dje nxeheshin kur thuhej që çdokush do të ketë një celular, sot i rezistojnë idesë që çdokush mund të ketë një faqe personale interneti.
Me modelin e biznesit SHITJE TE DREJTPERDREJTA dhe me platformën e përfitimit MLM, kjo kompani i ofron të njëjtat mundësi si amvisës ashtu edhe shkencëtarit. Ky model i shitjes së drejtpërdrejtë, është i vetmi model i pranuar në të gjithë botën që u lejon mundësi të barabarta për të fituar si nga shtëpia, zyra apo nëpërmjet celularit nga kafeneja juaj. Mega Holdings Balkan ndjehet shumë e nderuar që u ofron mundësinë, shërbimin dhe trajnimin e duhur për ta kthyer në fitimprurës internetin, kaq i pazëvendësueshëm si për ju, ashtu edhe për të gjithë njerëzimin.
Please follow and like us: