Albspirit

Media/News/Publishing

“Nyja Gordiane” dhe si u zgjidh nga Aleksandri i Madh?

Origjina e “Nyjes Gordiane”, një term i përdorur zakonisht për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, mund të ketë zanafillën që nga periudha e Aleksandrit të Madh.

Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin sugjeruar nga orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre.

Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër.

Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë.

Në vitin 333, pushtuesi maqedonas marshoi me ushtrinë e tij në kryeqytetin Phrygian të Gordium, Turqia e ditëve të sotme.

Me të arritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje që sipas një historiani romak ishin të lidhura aq fort dhe në mënyrë të ngatërruar sa ishte e pamundur të zgjidheshin.

Sipas kronistit të lashtë Arrian, Aleksandrit të fuqishëm i lindi dëshira e zjarrtë për të zgjidhur nyjen gordiane.
Pasi u mundua për një kohë me nyjen, ai nuk pati sukses, dhe duke u kthyer nga turma tha: “Nuk ka asnjë ndryshim mënyrë se si duhet të zgjidhet”. Dhe menjëherë nxori shpatën duke e bërë copash nyjen me një goditje të vetme.

Në një version tjetër, ai thjesht nëpërmjet një gjilpërë arriti të zgjidhte nyjen.

Gjithsesi, çdo lloj mënyrë që zgjodhi, mbreti i ri u duartrokit si njeriu që zgjodhi kuizin e lashtë.

Në të njëjtën natë, Gordiumi u godit nga një rrufe, që Aleksandri dhe njerëzit e tij e morën si një shenjë se ai i kishte kënaqur Zotat.

Në përmbushje të profecisë, ai shkoi për të pushtuar Egjiptin dhe sipërfaqe të mëdha të Azisë para vdekjes së tij në moshën 32-vjeçare.

Falë popullaritetit të qëndrueshëm të Aleksandrit, shprehja “nyjë gordiane” ka hyrë në fjalor për të treguar pengesat e ndërlikuara, apo kokëfortësinë.

Gjithashtu, thënie “prerja e nyjes Gordiane” tashmë përdoret  zakonisht edhe për të përshkruar një zgjidhje kreative apo vendimtare për një problem në dukje të pakapërcyeshëm.

Please follow and like us: