Partizanit nis zyrtarisht përgatitjet
Partizanit nis zyrtarisht përgatitjet, Giovanni Mazella i bashkohet stafit teknik
Skuadra e Partizanit nisi sot zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri futbollistik në kuadër të ballafaqimeve evropiane. Në drejtimin e trainerit Klevis Dalipit sot grupi i reduktuar i lojtarëve ka kryer edhe seancën e parë përgatitore të ambjentet e Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, në Kamëz. Në orën 17:00 prezent kanë qenë 13 lojtarë, ndërkohë që Mentor Mazrekaj edhe pse i pranishëm, nuk është stërvitur me grupin pasi vijon fazën e rikuperimit. Stafit teknik i është bashkuar edhe Giovanni Mazella, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës në rolin e ndihmës trainerit të ekipit. Mazella gëzon një eksperiencë 20 vjeçare si teknik pasi ka punuar në sektorin e të rinjve, ndërkohë që dy vitet e fundit ka qenë koordinator teknik i sektorit të të rinjve të Klubit të njohur italian të Napolit. Ardhja e Mazellas te Partizani konsiderohet fondamentale, pasi eksperienca e tij do të shërbej së tepërmi në përmirësimin e teknikës dhe taktikave individuale të çdo lojtari në skuadër ,njëkohësisht Mazella do të vihet tërësisht në dispozicion të ekipeve zinxhir, për të përmirësuar metodologjinë e punës pranë Akademisë së kuqe, kjo duke patur edhe mbështetjen e Trainerit Dalipi. Të premten stafit teknik do ti bashkohet edhe traineri i portierëve Mario Capecce, por edhe pjesa tjetër e lojtarëve, të cilët nuk ishin të pranishëm sot pasi janë me leje nga klubi. Përgatitjet do të vijojnë të premtën me dy seanca stërvitore në ditë paradite dhe pasdite që do të zhvillohen po në Qendren Stërvitore të Ekipeve Kombëtare , në Kamëz.