Albspirit

Media/News/Publishing

Per ditet qe ikin dhe nuk kthehen me

Per ditet qe ikin dhe nuk kthehen me
Ditet qe bartin gezimin dhe dhimbjen
Per pritjet e gjata dhe per çdo gje
Qe akoma ka mbetur enderr

Per dashurite e botes dhe per ato
Qe kerkuan diçka ne jete
Per zhgenjimet e vogla dhe te medha
Dhe per veten..

Per ndonje fyerje te vogel dhe heshtje te madhe
Per durimin e dhimbshem pa fund
Per femijet me bote te bardhe
Qe bardhesine e bumb

Per çdo gje qe eshte e zakonshme
Dhe qe na duket e bukur
Per njerez me fytyra joshese
Dhe per shpirtin qe nuk duket.

| Drita Çomo |

Please follow and like us: