Albspirit

Media/News/Publishing

Përkthyes personal? Ja kufja që do të përkthejë në kohë reale

Ndodh që për shkak të gjuhëve të ndryshme të mos kuptohemi apo të vihemi në vështirësi me persona apo grup personash që duhet të ndërtojmë komunikim. Mesa duket evoluimi dhe teknologjia i dhanë zgjidhje edhe këtij shqetësimi. Vihet në dispozicion pajisja që do të përkthejë në kohë reale.

Bëhet fjalë për “Pilot” nga Waverly Labs. Këto pajisje të vogla teknologjike pritet të të hidhen në treg këtë vjeshtë. Ato do të mundësojnë komunikimin në dy gjuhë të ndryshme, midis dy personave, duke e kuptuar qartë njëri tjetrin.

Kufjet gjithashtu mund të përkthejnë fjalime live.

Kështu që nëse e mbani pajisjen në vesh teksa jeni duke folur me një francez, do e dëgjoni çdo gjë në gjuhën tuaj dhe ata do ju dëgjojnë në frëngjisht.

Të dy komunikuesit duhet të vendosin “Pilot” gjatë bisedës me njëri tjetrin, megjithatë kompania do t’i shesë ato si një palë e vetme, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni.

Please follow and like us: