Albspirit

Media/News/Publishing

Polici më i famshëm i luftës antikorrupsion dënohet për… korrupsion!

umPolici i mishëruar në simbolin e luftës antikorrupsion në Brazil dhe në një hero të kulturës popullore, duke i vënë prangat disa zyrtarëve në çështjen ”Petrobras”, u dënua gjithashtu me akuzën për korrupsion, bëhet sot e ditur.

I njohur si “japonezi federal”, Newton Ishii, pjesëtar i Policisë Federale (PF), me origjinë japoneze, u kthye në një personazh mjaft të famshëm muajt e fundit në Brazil duke u shfaqur në të gjitha ekranet në momentin e arrestimeve në kuadër të operacionit “Lavage Express”, që po heton për një megaskandal korrupsioni në lidhje me grupin shtetëror të naftës “Petrobras”.

Gjatë një vizite të kryer së fundmi prej tij në Kongres, dhjetëra parlamentarë janë shtyrë me njëri-tjetrin për të bërë selfie me të.

“Ku është japonezi federal ?”, bërtiste ish-presidenti Lula më 4 mars ndërsa policia ndodhej në hyrjen e shtëpisë së tij për ta shoqëruar për dhënien e një dëshmie, sipas së përditshmes ”Folha” të San Paolos.

Ai u dënua në apel për më shumë se katër vite burg me akuzën për përfshirje në një aferë kontrabandë nëpërmjet kufirit me Paraguajin, sipas avokatit, Oswaldo de Mello Junior, cituar nga web faqja e lajmeve ”G1”.

Disa kanë shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e korrupsionit në vendit simbolizuar nga rënia e kësaj ikone, ndërsa disa të tjerë shprehen me sarkazëm, me anë të një fotoje ku shquhet “japonezi federal” me uniformë duke shoqëruar qytetarin Newton Ishii me veshje civile.

Please follow and like us: