Albspirit

Media/News/Publishing

Portreti i Skënderbeut, i papublikuar më parë!

Gjergj Kastrioti Skënderbeu tek të gjithë shqiptaret tashmë është sinonim dhe simbol i luftës për liri e pavarësi.

Pas vdekjes së tij, kujtimin për të evropianët e ruajtën në shumë libra, piktura e këngë, kurse tek shqiptarët kujtimi i tij do të kthehej disa shekuj më vonë, në periudhën e nacionalizmit. E njohur si “Rilindja Kombëtare”, ideologët e nacionalizmit shqiptarë do ta kthenin imazhin e Skenderbeut, në një mit për kauzën e tyre nacionaliste.

Kemi parë shumë portretizime të tij, të cilat shprehin një burrë të fuqishëm dhe shumë luftarak. I tillë vjen në mendjet tona sa herë që ai kujtohet.

Një portret i tij e papublikuar më parë është gjetur në arkivat e Stambollit nga studiuesi i nacionalizimit Shasivar Kabashi, i cili aktualisht vijon studimet master mbi Historinë Osmane në Universitetin e Stambollit.

Sipas studiuesit ky portret gjendet në arkivën e “Ataturk Kitaplığı”- Beyoğlu/Istanbul dhe mund t’i takoi fillimshekullit të XX-të.

ABEYS-1-655x1024

Më pas historiani shprehet ekskluzivisht për portalin e lajmeve Infokusi.com se: “Mbishkrimi në gjuhën osmane: ”Fatih Sultan Mehmet devrinde meşhur İskender bey” – do të thotë “Skënderbeu i famshëm i periudhës së Sultan Mehmet Fatihut”.

“Një nga detajet interesante të portretizimit të Skënderbeut është edhe kapela që ai mban në kokë, e që ngjason shumë me ato të osmanllinjëve mysliman të asaj kohe, e në veçanti me ato që bartnin Bektashianët. Vlen të përmendet fakti që Bektashianët si komunitet i veçantë (de facto) është një nga kontribusit më të mëdhenj të nacionalizmit ndër shqiptarë. Poeti i famshëm Naim Frashëri i cili vije nga ky komunitet botoi më 1898 veprën “Istori e Skënderbeut”. I ndodhur në një rivalitet me pushtetin në Stamboll, që pas mbylljes së teqeve bektashiane të Stambollit më 1826 nga ana e shtetit Osman, bektashianët, aktivitetin e tyre do të bartnin në Shqipërinë Jugore, ku do të bëhen edhe fole për nacionalizmin shqiptar”, theksoi Kabashi.

Please follow and like us: