Albspirit

Media/News/Publishing

Postimi në “Twitter” që zhduku 580 milionë dollarë brenda ditës

 

Postimi në Twitter që zhduku 580 milionë dollarë brenda ditës

Postimet në “Twitter” mund të duken të padëmshme për njerëzit normalë, por jo kur je themeluesi dhe kreu i një kompanie të rëndësishme ndërkombëtare.

Pasi ishin hapur fjalë që “Tesla”, kompania që prodhon makina elektrike, do të bashkëpunonte me “Samsung SDI” për prodhimin e baterive të modelit të saj të ri, themeluesi i saj, Elon Musk, sqaroi në Twitter që nuk do të bashkëpunonin me “Samsung SDI”, por me “Panasonic”.

Aksionerët që kishin investuar tek “Samsung SDI” u tërhoqën dhe vlera e kompanisë ra në mënyrë të tmerrshme në bursë, duke humbur 580 milionë dollarë brenda 24 orësh. Ndërsa “Panasonic” u rrit me 800 milionë dollarë brenda të njëjtës kohë.

Themeluesi i “Tesla” u përpoq ta zbusë dëmin me një postim tjetër duke thënë që “Tesla” do të bashkëpunonte me “Samsung” për pajisje të tjera shtëpiake, por investuesit duken të bindur që e ardhmja është tek makinat elektrike.

Musk pritet të hapë së shpejti fabrikën “Gigafactory” (foto 2) e cila do të prodhojë bateri për modelin “Tesla 3”. Kjo fabrikë jo vetëm që do të funksionojë me energji të rinovueshme, por edhe pjesët e “Tesla-s” do të jenë të riciklueshme.

Please follow and like us: