Albspirit

Media/News/Publishing

PPK merr përgjegjësinë për sulmin në Turqi


Midjat, Turqi, 8 qershor 2016.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka marrë përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës në juglindje të Turqisë.

Sulmi i së mërkurës në një stacion të policisë në qytetin Midjat, pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, ka lënë të vrarë tre civilë dhe tre oficerë policie.

“Një sulm i madh vetëvrasës është kryer nga njerëzit tanë në selinë policore të forcave fashiste të shtetit, në qytetin Midjat të provincës Mardin”, ka thënë përmes një deklarate PPK-ja.

Autoritetet turke thonë se kanë prova të fuqishme që tregojnë se PPK-ja ka kryer edhe një sulm me bombë në Stamboll, më 7 qershor.

Njëmbëdhjetë veta janë vrarë në këtë sulm.

Dhuna në Turqi është rritur prejse armëpushimi midis shtetit dhe militantëve të PPK-së ka kolapsuar në korrik të vitit 2015.

Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i referohen PPK-së si organizatë terroriste.

Please follow and like us: