Pse ngjyra e kuqe është simbol i revolucionit?
Origjina e këtij simboli është i kundërt me atë që më vonë përfaqësoi në histori.
Në vitin 1789 Asambleja Kombëtare Franceze votoi aplikimin e ligjit ushtarak në rast trazirash, të cilat ishin të zakonshme në ato ditë. Garda Kombëtare, për të paralajmëruar se po aplikonte ligjin, ngriti flamurin e kuq. Në korrik, markezi La Fayette në Paris, në bazë të ligjit, hapi zjarr mbi turmën e njerëzve.
Vdiqën kështu dhjetëra demonstrues. Pak ditë më vonë, në krye të një procesioni të madh u paraqit një flamur i kuq ku shkruhej: “Ligji ushtarak i popullit kundra ligjit ushtarak të mbretit” (Luigji 16 ishte akoma në fron).
Kjo do të thoshte se revolucionare ishte qeveria që shfryu kundra popullit. Për të mbrojtur të drejtën e shpalljes së ligjit ushtarak, ngriti flamurin e kuq, si simbol të fillimit të luftës kundër armiqve.