Rrëzohet dekreti i presidentit për marrëveshjet ndërkombëtare
73 deputetë votuan kundër dekretit të presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që ktheu ligjin duke deklaruar se ai bie ndesh me Kushtetutën.
Partia Demokratike mbështeti qëndrimin e presidentit, duke thënë se ligji shkel Kushtetutën duke i hequr Parlamentit dhe duke ja dhënë Qeverisë të drejtën për të vendosur për marrëveshje financiare.
Të pranishëm në seancën parlamentare në momentin e votimit ishin 75 deputetë, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë kësaj seance, deputetët votuan ligjin për ndërmarrjet për shërbimet sociale, i cili mori 75 vota.
Ajo që mbizotëroi edhe në këtë seancë parlamentare ishte reforma zgjedhore çështja e pajisjes italiane, që opozita thotë se përgjoi e qeveria të kundërtën. Ndërkaq, u zgjat me një muaj puna e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.