Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet trajneri i Partizanit Andrea Agostineli

Andrea Agostineli është shkarkuar nga posti i trajnerit të Partizanit. Drejtuesit e “Të Kuqve” i kanë bërë me dije dje trajnerit italian se nuk do të vazhdojë me punën në krye të ekipit.

Në një intervistë për “Panorama Sport” ai ka deklaruar se: “Nuk ka qenë një shkarkim. Mua më kishte përfunduar kontrata me klubin dhe drejtuesit kanë menduar që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin. Shkarkim është kur të ndërpritet kontrata dhe me mua nuk ka ndodhur një gjë e tillë”.

Tekniku italian mori drejtimin e Partizanit në gjysmën e dytë të sezonit, duke luftuar deri në ndeshjen e fundit për titullin, që në fund i takoi Skënderbeut.

Agostineli lë të hapur mundësinë që në të ardhmen të rikthehet si trajner në Superligën shqiptare.

Please follow and like us: