Albspirit

Media/News/Publishing

Soros: Unë nuk marr pjesë në shkatërrimin e Maqedonisë

Soros: Unë nuk marr pjesë në shkatërrimin e Maqedonisë

Filantropi dhe miliarderi i njohur hungarez dhe sponsor i fondacioneve Shoqëria e Hapur, George Soros, sot në debat për integrimin e romëve në Bruksel, potencoi se ai nuk merr pjesë në shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë dhe se politikën e Shoqërisë së tij të Hapur në Maqedoni e udhëheq Bordi Drejtues i Fondacionit që është i përbërë nga qytetarë të Maqedonisë.

“Nuk kam përgjigje, nuk jam përkushtuar në shkatërrimin e vendit dhe nuk e di se si të përgjigjem, përveç se ta injoroj këtë”, u përgjigj Soros në pyetjen nëse merr pjesë në krizën e krijuar në Maqedoni.

Në debatin e sotëm në Bruksel të organizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit, përveç komisionerit evropian Johannes Hahn dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal, mori pjesë edhe ministri i Maqedonisë pa resor Nexhdet Mustafa.

Please follow and like us: