Albspirit

Media/News/Publishing

Stadiumi, nis prishja e ndërtimeve përreth “Qemal Stafës”

Ka nisur zyrtarisht puna për prishjen e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Prishja e stadiumit ka nisur në pjesën pas portave, por më pas do të vijohet edhe nga hyrja kryesore e tij, pranë sheshit “Italia”.
Ndërkohë ende një pjesë e biznesve që ndodhen në ambjentet e stadiumit Qemal Stafa, ende nuk janë larguar, por pritet që të mbyllen në ditët në vazhdim. Menjëherë pas rrëzimit të stadiumit, do të nisin punimet për projektin e Arenës Kombëtare. Një stadium i cili do të jetë multifunksjonal dhe nuk do të përdoret vetëm për të luajtur futboll. Arena Kombëtare do të ketë 22 mijë vende për tifozët, por do të ketë edhe 14 mijë metra katrorë të cilat do të përdoren nga bizneset. Për sa i përket kullës, ajo ende nuk është përcaktuar me sa kate do të jetë.

Please follow and like us: