Albspirit

Media/News/Publishing

Stalin, kënaqësia e diktatorit kur dehte me vodka të ftuarit

Kuzhina politike: Josif Stalin, kënaqësia e diktatorit kur dehte me vodka të ftuarit

Kuzhina politike: Pjatat e preferuar të udhëheqësve historik

Josif Stalin, kënaqësia e diktatorit kur dehte me vodka të ftuarit

Qejfli të ngrënash Josif Stalini nuk mund të quhej kurrsesi.

Kur Stalini nuk kishte mysafirë në shtëpi tryeza ishte shumë e thjeshtë.

Atij i pëlqente shumë supa e quajtur “shi” me lakër arme, mishi i zier.

Ndërsa në qoftë se kishte të ftuar, në tavolinë atëherë servireshin gatime të ndryshme të kuzhinës gjeorgjiane. Për shembull, pjata e quajtur sacivi (pulë e gatuar me arra, beharna e erëza).

Dobësi të madhe kishte ai me reçelin (likonë) me arra të papjekura, jeshile, të cilin ia sillte e ëma nga Gjeorgjia.

Stalinit i pëlqente të organizonte gosti në daçën Blizhniaja – rezidencën e vet në periferitë e Moskës.

Në fillim të viteve ‘30-të Stalini jo rrallëherë drekonte atje, zakonisht vetëm, ndërsa në verë tryezën ia shtronin në verandë. I sillnin çorbë ruse, poçen me vodkë dhe kanën me ujë.

Pas vdekjes së bashkëshortes së Stalinit drekat e tij u bënë më të bollshme, të përbëra nga shumë më tepër gatime të ndryshme. Nga fundi i viteve ‘30-të në shtëpinë e Stalinit filloi të ketë më shumë mysafirë, të cilët uleshin në tavolinë në mbrëmje dhe rrinin deri në orën 3-4 të mëngjesit.

Siç dëshmon në kujtimet e veta Hrushovi, erdhi një kohë e tillë kur të ftuarit në banketet dhe gostitë e Stalinit i dehnin enkas.

“Njerëzit bëheshin xurxull në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe sa më i dehur të ishte njeriu, aq më shumë kënaqësi i sillte kjo skenë Stalini, – konfirmonte Hrushovi. Udhëheqësi i detyronte të pinin me zor të gjithë të pranishmit në tavolinë. Duke ngritur, për shembull, dolli të tilla, për të cilat po të mos pihej kupa me fund do të ishte diçka fyese. Dhe rrallë kush mund të merrte guximin ta bënte një gjë të tillë”.

stalin-e1435092454460-640x480

Njëri prej liderëve të komunistëve jugosllavë Milovan Gjilas kujtonte më pas gostitë e Stalinit në Moskë.

Stalini, sipas fjalëve të tij, nuk rrinte kurrë në krye të tryezës, por ulej gjithmonë në karrigen e parë në të majtë nga vendi në krye të sofrës. Tavolina ishte jashtëzakonisht e pasur me gatime të shumëllojshme dhe pije të ndryshme. Dominonin pjatat me mish dhe lloje të ndryshme vodke. Gjithçka ishte e thjeshtë, pa salltanete të mëdha. Çdo njeri hante atë që dëshironte dhe sa të donte.

Të propozonin dhe të detyronin vetëm të pije me zor. Një darkë e tillë zgjaste zakonisht nga 6 orë e më shumë – nga ora 22.00 e mbrëmjes e deri në 4-5 të mëngjesit.

Në darka të tilla, të cilat kalonin në atmosferë joformale, tregonin fytyrën e tyre të vërtetë një pjesë e mirë e politikanëve të njohur sovjetikë.

Po ata ishin dhe objektet më të shpeshta të argëtimit, talljes dhe, mund të thuhet, i vetmi luks në jetën e Stalinit. Sipas dëshmive të Milovan Gjilas-it, Stalini hante shumë, jashtë mase shumë bile edhe për një njeri më të bëshëm, më shtatmadh se ai. Në tavolinë dominonin kryesisht pjatat me mish, gjë kjo që dëshmonte qartë mbi prejardhjen malësore të zotit të shtëpisë.

Stalini pinte me masë, duke u dhënë preferencë verërave gjeorgjiane. Tregojnë, se udhëheqësit i sillnin me aeroplanë nga fshati gjeorgjian Ateni verë shtëpie.

Please follow and like us: