Tito, i dashuruar pas kuzhinës boshnjake
Josif Broz Tito, i dashuruar pas kuzhinës boshnjake
Lideri jugosllav Josif Broz Tito, i cili u përballua jo me pak vuajtje gjatë viteve të luftës partizane, pasi u bë udhëheqës i Jugosllavisë Socialiste mori nam të madh për dashurinë e vet ndaj mënyrës së të jetuarit në bollëk e luks të madh. Zakonisht në mëngjes Tito pinte kafe me çyrek të vogël apo simite, ngandonjëherë hante omëletë, në drekë dhe në darkë preferonte gatime të kuzhinës së zonës së Europës Qendrore, të cilat i alternonte jo rrallëherë me gjellë tipike për vendlindjen e tij, që i gatuante njëherë e një kohë e ëma. Dobësi të madhe kishte ai në veçanti për çorbën me mish pule – supën e trashë me kajmak qumështi (smetanë) përsipër dhe “shtruklet” – biskota shtëpie me dhjathë. Gjatë të ngrënit ai nuk pinte shumë – një gotë birrë ose një gotë verë jugosllave. Mysafirët e vet të famshëm Josif Broz Tito i priste me bujari të madhe. Kur erdhi në Jugosllavi Mbretëresha britanike, Tito vendosi ta habisë atë me gostitjen e vet – kaviarin Elizabeth II ia servirën mbi një bllok akulli të skalitur në formën e kurorës mbretërore.
Në fillim të viteve ‘70-të në Jugosllavi shkuan yjet e Holivudit Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, të cilit do të xhironin atje një film mbi Luftën e II-të Botërore. Burton luante në këtë film rolin e vetë Titos, prandaj nuk të habit aspak fakti se Lideri jugosllav i ftoi aktorët të pushojnë në rezidencën e tij.
Atje Elizabeth Taylor dhe Richard Burton patën mundësinë të provonin çorbën e famshme boshnjake, shishqebapin, patatet e pjekura, biftekun tartar të gatuar me mish të copëtuar të freskët viçi e të shoqëruar me angjinare (artichoke) në vaj ulliri. Ka qenë shpesh herë mysafire e Titos edhe Sophia Loren, e cila e kishte me pasion të madh punën e të gatuarit. Ngandonjëherë atë e ndihmonte në kuzhinë edhe vetë Tito. Në një nga drekat Tito me bashkëshorten dhe Sophia Loren me të shoqin provuan disa lloje stageti, çorbën serbe me fasule, musakanë me patëllxhana të gatuar nga Sophia Loren dhe speca të mbushur.