Albspirit

Media/News/Publishing

Uljukajev: Rusia në stanjacion ekonomik

om Rusia është në një gjendje stanjacioni ekonomik dhe duhet të ndërmarrë investime në infrastrukturë, në liberalizimin e tregut të punës dhe rritjen e moshës së pensionit për t’u kthyer në kuotën e rritjes ekonomike, paralajmëroi sot ministri rus i Ekonomisë, Aleksei Uljukajev.

“Rusia ndodhet në një gjendje stanjacioni”, shkruan ministri në një artikull të publikuar sot në të përditshmen liberale “Vedomosti”.

E shënjestruar nga një valë sanksionesh perëndimore për shkak të krizës ukrainase dhe e prekur nga rënia e çmimit të hidrokarbureve, vendi ndodhet për të dytin vit radhazi në recesion.

Uljukajev vëren shenjat e para të rimëkëmbjes ekonomike dhe vlerëson se evolucioni i Produktit të Brendshëm Bruto mund të kthehet në terma vjetore pozitivë në tremujorin e tretë.

”Megjithatë, përllogaritjet tona tregojnë se edhe në rast të një rritje të mundshme të çmimit të naftës, një rikthim i normave të rritjes ekonomike nga pesë në shtatë për qind (mesatarja e viteve 2000) është pothuajse i pamundur”, paralajmëroi ai./ /v.b/

Please follow and like us: