Albspirit

Media/News/Publishing

Veseli do të shpallet “Qytetar nderi” i qytetit të Banjskos

Veseli do të shpallet “Qytetar nderi” i qytetit të Banjskos

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Veseli do të zhvillojë takime me homologët e tij të parlamenteve të vendeve të rajonit. Gjithashtu, do të ketë takim me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ndërsa në Parlamentin bullgar do të zhvillojë takim bilateral me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Tsetska Tsatseva. “Të dielën, në qytetin Banjsko, nga kryetari i këtij qyteti, Georgi Ikonomov, në një ceremoni të veçantë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të shpallet qytetar nderi i këtij qyteti. Gjatë vizitës në Sofje, kryetari Veseli do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin e Sofjes, në Degën e Ballkanistikës”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Please follow and like us: