Albspirit

Media/News/Publishing

VIDEO/ Saimir Tahiri luan luftash me gazetarët dhe shefat e policisë

Kanë ardhur kohë të vështira për Saimir Tahirin. Në zyrë i gjetën përgjues, që nuk dihet prej sa kohësh e regjistronte. Gënjeshtrat që tha për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher, dolën të gjitha në pah. Haki Çako e nxorri bllof me rrëfimin në prokurori. Adriatik Llalla e heton dhe është gati të shkojë më tej. Është në konflikt me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë, që i konsideron “fronti i së keqes”. Vetëm dje doli në 3 konferenca për shtyp ku shfryu dhe shau përsëri gjyqtarët dhe prokurorët. Sot në mëngjes doli përsëri në konferencë si për të treguar se është në stres të vazhdueshëm. Presioni duket i madh. Adriatik Llalla sot bëri një mbledhje, si për t’u përgatitur për një goditje të fortë. Në fund të fundi Saimiri është vetëm 36 vjeç. Shikoni lojën që organizoi dje me gazetarët. Pak minuta pasi në Elbasan policët ishin sulmuar me armë, ai luante Paintball, lojë luftash me shefat e policisë së Tiranës. Saimiri është ai që i vret të gjithë në video.

 

Please follow and like us: